Mbyllen seancat ndaj Sali Mekajt

Aktuale

Mbyllen seancat ndaj Sali Mekajt

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:55
Sali Mekajt

Seancat e të gjitha fazave të gjykimit të ish-kreut të Gjykatës së Apelit Sali Mekaj janë mbyllur për publikun.

Mbylljen e seancave e kërkuan avokatët Ramë Gashi dhe Besnik Berisha që mbrojnë Sali Lekajn dhe Vlora Gorancin.

Prokurorja Drita Hajdari, Kallxo u pajtua me mbylljen e seancave.

Gjykata gjithashtu vendosi që xhirimet dhe fotografitë nga seanca e sotme fillestare e këtij gjykimi të mos publikohen.

Seanca e sotme nuk pati kushte të mbahej, pasi në gjykatë nuk ishte i pranishëm i akuzuari Mentor Seferaj që ndodhet në paraburgim.

Seanca e shtyrë u caktua të zhvillohet më 30 nëntor.

Sali Mekaj që ishte kryetar i Gjykatës së Apelit u arrestua në korrik të vitit të kaluar, ndërsa aktakuza ndaj tij për keqpërdorim detyre në dy raste u ngrit në maj të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat