Thaçi mohon akuzat, thotë se gjatë asaj periudhe ishte në muajin e mjaltit

Aktuale

Thaçi mohon akuzat, thotë se gjatë asaj periudhe ishte në muajin e mjaltit

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 15:01
Nehat Thaçi

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ka hedhur sot poshtë akuzat në Prokurorinë për krim të organizuar  në Beograd se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Ai akuzohej nga prokuroria serbe për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik të vitit 1999 në një  fshat afër Lipjanit.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë atje. Me gruan time unë kam qenë në muaj të mjaltit në Fushë Kosovë. Në një gjë të tillë nuk kam marrë pjesë”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka shtuar se nuk e njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq

Avokati i tij në Beograd, Sead Spahoviq ka thënë se Thaçi është marrë në pyetje 15 ditë pas arrestimit të tij, dhe kjo ishte e papranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat