Kandidatit për Bord të Autoritetit të Hekurudhave duhet t’i nostrifikohet diploma e Shqipërisë

Aktuale

Kandidatit për Bord të Autoritetit të Hekurudhave duhet t’i nostrifikohet diploma e Shqipërisë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 11:06
Komisioni

(E plotësuar) - Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik shqyrtoi raportin për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

 Mirëpo, anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së Besim Beqaj, kërkoi që  paraprakisht të bëhet nostrifikimi i diplomës së kandidatit për kryesues të bordit Arsim Berisha, ngase ky i fundit është i diplomuar në administrim biznesi në Shqipëri.

Beqaj: Të përmbushen kushtet ligjore për diplomën

“Me sa unë kam informacion diplomat duhet të jenë të nostrifikuara(te vazhdon). Kështu që unë kisha rekomanduar që para se më shku në seancë të shikon Qeveria dhe shpjegon se a duhet me u nostrifikuar  diploma apo jo. Me sa unë kam informacion diplomat duhet të nostrifikohen paraprakisht… Unë jam konsultuar në bazë të bisedave që kam pasur në Ministri kjo çështje kërkohet, por ne duhet të shkruajmë në raport që Qeveria deri në seancë duhet të shikon se a janë plotësuar kushtet ligjore”, tha Beqaj.

Me këtë sugjerim për dokumente kualifikuese, Komisioni aprovoi raportin për kandidatët e bordit për Autoritetit Rregulltiv të Komisionit.

Kandidat për kryesues të Bordit Rregullatv të Hekurudhave është Arsim Berisha ndërsa për anëtarë janë Shkumbin Hyseni, Ilmi Ahmeti dhe Gëzim Qerimi. 

Kryetari u Komisionit për Zhvillim Ekonomik Muhamet Mustafa pas kësaj pike të veçantë, ngriti edhe çështjen e ligjit për Trepçën, ku theksoi se Komisioni duhet të mobilizohet këtë javë për diskutim para se ligji të shkojë për shqyrtim në Kuvend të premten.

Mustafa: Qeveria sot ose nesër aprovon projektligjin për Trepçën

“Ligji pritet që të aprovohet sot ose nesër herët në Qeveri, pastaj do të vije në Kuvend. Ne për shkak të disa rregulloreve, fatkeqësisht neve na ngushton shumë kohën, por ne duhet të mobilizohemi në maksimum që këtë kohë që e kemi me e shfrytëzuar në mënyrë më të mirë dhe me përgjegjësinë më të lartë”, tha Mustafa.

Ai kërkoi që të enjten e kësaj jave të mbahet edhe një diskutim në Komision të ciline  drejton ai lidhur projekt-ligjin për Trepçën.

E deputeti i PDK-së, Besim Beqaj, tha se pas rrethanave të fundit, ligji për Trepçën nuk duhet të bëhet me nguti. Sipas tij, gjithmonë duhet të mendohet mirë, në mënyrë faktike, me koka të ftohta dhe profesionale për çështjet madhore, siç është çështja e Trepçës.

Beqaj: Nuk ndihem komod si deputet që gjërat të cilat i kemi ditur me na ardhur kështu

“Me thënë të drejtën unë kam qenë i befasuar atë ditë edhe prej deklaratës së kryeministrit, sepse procedurat që i kemi diskutuar javën e kaluar nuk janë në favor të asaj të cilën ne e kemi si afat kohor me realizuar. Dhe nuk ndihem komod si deputet që gjërat të cilat i kemi ditur qe një vjet me na ardhur kështu”, theksoi Beqaj.

Por, deputeti i AAK-së Rrustem Berisha tha se është e pa pranueshme që ende askush nuk e ka parë përmbajtjen e projektligjit për Trepçën. Ai pyet si mund të diskutohet në kryesi dhe të caktohet rendi i ditës që të vije të premten ligji për Trepçën, e mos ta kenë as anëtarët e kryesisë as një projektligj.

Berisha: Trepça ka rëndësi të madhe dhe nuk duhet bërë ligji shkel e shko

“Mendoj se është një çështje e ndejshme, duhet paraprakisht të mos vijmë ne në një situatë vetëm me shtyrë shkel e shko, por më të vërtet është një çështje shumë me rëndësi edhe nuk mundemi me shtyrë vetëm sa për me kaluar e mos me marrë edhe qëndrimet dhe mendimet edhe të opozitës”, theksoi deputeti Berisha. 

Edhe deputeti nga radhët e Nisma-s, Enver Hoti, theksoi se për Trepçën duhet të analizohet mirë dhe kryesia nuk ishte dashur të marrë këso lloj vendimesh shpejt e shpejt.  

Shqyrtohet raporti për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik shqyrtoi raportin për emërimin e anëtareve të rinj të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së Besim Beqaj, kërkoi që  paraprakisht të bëhet nostrifikimi i diplomës së kandidatit për kryesues të bordit.

Kandidat për kryesues të Bordit Rregullatv të Hekurudhave është Arsim Berisha ndërsa për anëtarë janë Shkumbin Hyseni, Ilmi Ahmeti dhe Gëzim Qerimi.

Kryetari u Komisionit për Zhvillim Ekonomik Muhamet Mustafa pas kësaj pike të veçantë, ngriti edhe çështjen e ligjit për Trepçën, ku theksoi se Komisioni duhet të mobilizohet këtë javë për diskutim para se ligji të shkojë për shqyrtim në Kuvend të premten.

Ai kërkoi që të enjten e kësaj jave të mbahet një diskutim publik për Trepçën.

E deputeti i PDK-së  Besim Beqaj, tha se pas rrethanave të fundit, ligji për Trepçën nuk duhet të bëhet me nguti, por deputeti i AAK-së Rrustem Berisha tha se është e pa pranueshme që ende askush nuk e ka parë përmbajtjen e projektligjit për Trepçën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat