Radikalizmi zhvillohet ngadalë

Aktuale

Radikalizmi zhvillohet ngadalë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:22
Ilustrim

Radikalizmi i personave në shoqëri nuk ka ndodhur vetëm vitet e fundit.

Sociologët besojnë se prapa këtij fenomeni qëndrojnë agjenda të caktuara të cilat kanë ndikim sidomos tek të rinjtë.

Sociologia Sibel Halimi, thotë se në 16 vitet e fundit që nga paslufta në Kosovë ka ekzistuar diskurs i ashpër i dukurive sociale, që sipas saj i kanë ndihmuar të gjithë mekanizmat e shoqërisë.

“Brenda kësaj periudhe 16 vjeçare ka ekzistuar një trend i një diskursi të ashpër karshi trajtimeve apo dukurive sociale në të cilat shoqëria kosovare po jeton. Këtij diskursi të ashpër i kanë ndihmuar të gjithë mekanizmat apo dimensionet e zhvillimit të shoqërisë kosovare”, ka thënë Halimi.

Ndërsa, sociologu Shemsi Krasniqi, konsideron se ekstremizmi është kancer për shoqërinë. Sipas tij në Koosvë kanë ekzistuar grupe dhe struktura të cilat promovojnë rrymën ekstremiste.

“Radikalizmi ose ekstremizmi është kancer për shoqërinë, sikurse edhe korrupsioni siç kemi dëgjuar kohëve të fundit që është kancer në shoqëri. Por sidomos ekstremizmi fetar i rrymave ekstremiste për të cilat ka një agjendë, ka grupe ka struktura të cilat mund të promovojnë ose të hapin një rrymë ekstremiste, ose ide të një fryme të këtillë”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat