PDK e LDK të gatshme për protestë kundër Shpend Ahmetit

Aktuale

PDK e LDK të gatshme për protestë kundër Shpend Ahmetit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:45
Komuna e Prishtinës

Akuza në drejtim të Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Shpend Ahmeti vazhdojnë të vijnë nga kundërshtarët politikë të Vetëvendosjes.

PDK dhe LDK janë sulmuesit e radhës të cilët akuzojnë kryetarin Ahmeti për parregullsi në procesin e punësimeve në komunë.

Bujar Cakolli sekretar i Partisë Demokratike në Prishtinë, për televizionin ka deklaruar që se Komuna e Prishtinës më së paku është duke u qeverisur nga prishtinasit.

Jo vetëm Cakolli ka fjalën e tij kundër pushtetit aktual në Prishtinë.

Flamur Shala nga radhët e Lidhjes Demokratike ka deklaruar se punësimet në këtë komunë janë të politizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat