Veseli i thotë lamtumirë Zbogarit

Aktuale

Veseli i thotë lamtumirë Zbogarit

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 16:31
Kadri Veseli, Samuel Zhbogar

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka treguar për një takim përshëndetës me ish-Shefin e Zyrës së BE në Kosovë, Samual Zbogar.

"Takimi përshëndetës me Z. Zhbogar ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam", ka shkruar Veseli në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat