Demarkacioni me Malin e Zi fillon të shqyrtohet në komisione

Aktuale

Demarkacioni me Malin e Zi fillon të shqyrtohet në komisione

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 00:43
Komisioni për Punë të Jashtme

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës

Ky projektligj sot do të shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme. Pas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji.

Ndërkohë, kufiri sipas kësaj marrëveshje është i pa pranueshëm për banorët e asaj pjese, ekspertët dhe opozitën. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të protestojnë si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë tij, për ta parandaluar miratimin e këtij projektligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat