Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat në Maqedoni, që humbën jetën nga moti i ligë.
Në një njoftim për media thuhet se Qeveria e Kosovës, është e gatshme për të dërguar në ndihmë njësitë të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje.
”Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.