Kosova shpall ditë zie

Aktuale

Kosova shpall ditë zie

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 14:52
Ilustrim

Për të nderuar viktimat kosovare në sulmin e Munichut, Kosova sot shpall ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat