Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

Aktuale

Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i udhëhequr nga shefja e kabinetit të ministrit, Tela Shema, ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur më 10 dhe 11 nëntor 2026, në Pragë të Çekisë.

Gjatë takimit, delegacioni ka prezantuar të arriturat e vendit në fushën e migracionit, duke vënë theksin në forcimin e koordinimit ndërinstitucional përmes Autoritetit Qeveritar për Migracion.

Po ashtu, janë prezantuar funksionalizimi i Sistemit të Identifikimit Biometrik në pikat kufitare, avancimi i kapaciteteve për pritjen dhe mbrojtjen e migrantëve, si dhe zhvillimi i Sistemit të Integruar për Menaxhimin e Informatave për Migracionin.

“Kosova konfirmon  mbështetjen për Planin e Veprimit 2028–2032, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Takimi në Pragë i paraprin Konferencës së Pestë Ministrore të Procesit të Pragës, e cila do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Tutje theksohet se pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces dëshmon përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe avancimin e politikave në fushën e migracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat