Rrustemi: Gjashtë njerëz po e çojnë Kosovën drejt kaosit

Aktuale

Rrustemi: Gjashtë njerëz po e çojnë Kosovën drejt kaosit

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2026 Në ora: 11:25
Adnan Rrustemi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka kritikuar opozitën lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Ai tha se opozita ka refuzuar disa propozime të LVV-së, përfshirë Glauk Konjufcën, Feride Rushitin dhe së fundmi prof. Bekim Sejdiun.

Rrustemi pretendoi se marrëveshja për Sejdiun ishte pranuar nga kryesitë e LVV-së dhe LDK-së, por më pas u refuzua. Ai ngriti pyetje mbi interesat e gjashtë personave që, sipas tij, po e çojnë vendin drejt kaosit dhe krizës institucionale.

Postimi i plotë:

1. Ne pranverë thanë se nuk lejojnë në që LVV t’i ketë të tre pozicionet.

2. I thamë opozitës dërgoni tre emra, njëri prej të cilëve si LVV e votojmë – Thanë JO.

3. E tërhoqëm Glauk Konjufcën – Nuk propozonin ASGJË.

4. E propozuam Feride Rushitin, kandidate jo-partiake – Thanë pse nuk na keni konsultuar. Prapë JO.

Bilanci: Vendi shkoi në zgjedhje – Rezultati pak a shumë i ngjashëm.

Tash, filluam negociatat dhe arritëm marrëveshje që u pranua nga dy kryesitë e LVV-së dhe LDK-së për prof. Bekim Sejdiun. Thanë JO, tash as kështu nuk po duam.

Kush janë këta 6 njerëz që me kaq lehtësi e çojnë vendin në kaos? Çfarë halli kanë? Cili është sikleti i tyre? Cili interes i dirigjon këta?

A është e mundur që këta njerëz fatin e tyre personal ta lidhin me fatin e tërë Kosovës?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat