Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen me dy të vdekur në Kolovicë

Aktuale

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen me dy të vdekur në Kolovicë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Është dorëzuar mbrëmë në Polici, Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë.

Rasti kishte ndodh në fund të muajit të kaluar dhe nga konflikti ku u përfshinë dy grupe, mbetën të vdekur dy persona dhe dy tjerë të plagosur.

Katër personat dyshoheshin për plagosje dhe vrasje, ishin shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa Fitim Doda, i dyshuar për tentim vrasje është dorëzuar mbrëmë.

Image
Fitim Doda

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij.

Të plagosur në këtë rast kishin mbetur edhe dy të rinjtë, Lum Halilaj dhe Bilall Kqiku, të cilët patën kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Kujtojmë se Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë. Sirjana dhe vëllezërit Berisha ende ndodhen në arrati.

Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.

Dy vëllezërit Berisha dyshohet se i kanë dalë në pritë të dyshuarit Fitim Doda për t’iu hakmarrë për plagosjen në mesditë.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi, bashkë me Dodën në veturë kanë qenë edhe disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe viktima Egzon Haziri, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat