​Ankohet Vuçiq: Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont

Aktuale

​Ankohet Vuçiq: Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont

Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:59
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është ankuar se Kosova nuk po e bën Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, Vuçiq tha se se tashmë janë bërë 11 vitë nga marrëveshja për Asocacionin, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh.

“Më lejoni para se të lëviz te raporti, çka po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve prej marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, diçka që gjithashtu ka qenë pjesë përbërëse edhe bashkësia evropiane, që prej atëherë Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont.

Për gjithë serbët që jetonë në Kosovë kanë qenë vite të të pavërtetave dhe premtimeve të pambajtura. 11 vite të paaftësisë së BE-së si garantuese për të lëviz gjërat. Para se gjithash, përgëzoj përfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara për të përmbushur mandatin e UNMIK-ut dhe Rezolutën 1244”, tha ai.

Kur ka folur për çështjen e dinarit, presidenti serb ka thënë se vendimi i Prishtinës zyrtare ua ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat