Lista Serbe deklarohet për bojkotin e votimit në veri, hedh akuza ndaj Kurtit

Aktuale

Lista Serbe deklarohet për bojkotin e votimit në veri, hedh akuza ndaj Kurtit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:01
Pamje nga votimi

Pas përfundimit të procesit të votimit në veri për shkarkimin apo jo të kryetarëve aktualë, ka reaguar Lista Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, subjekti i kontrolluar nga Beogradi ka pranuar se kanë pasur ndikim për të pamundësuar pjesëmarrjen e lirë të qytetarëve serbë në votime.

“E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë.”

LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces porse, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

“Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që regjistrojnë votuesit edhe sesi shkojnë ata, administratorët në bordet zgjedhore, bordet zgjedhore pa serb në to dhe pa gjuhen serbe në shumë qendra votimi.”

“Dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb të cilët mbetën konsistent me vetveten, por edhe dhanë dëshmi se nuk janë lista serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që rezultuan me rrugët e zbrazura në veri e Kosovës sot”, shkruhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat