QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Aktuale

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të  anesteziologëve.

Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje të anesteziologëve nga Kosova, numri i tyre mbetët prapë i vogël.

Nga 118 sa duhet të jetë numri i anesteziologëve për 40 njësi punuese dhe 34 salla operative, aktualisht QKUK ka vetëm 49 anesteziologë, numër ky i pamjaftueshëm ose dy herë më pak se sa është i parashikuar.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahija thotë se duhen edhe 69 anesteziologë të tjerë për shërbimet në QKUK.

“Momentalisht janë të angazhuar 49 anesteziologë ne QKUK, ky nuk është aspak numër i mjaftueshëm, duhet te jene se paku 118’’, thotë Spahija.

Ai thotë se në tre muajt e parë të këtij viti nuk është larguar asnjë anesteziolog dhe se momentalisht nuk presin lëvizjeve të tyre.

Sipas tij, ata që janë larguar më parë kanë shkuar në privat dhe nuk kanë dalë jashtë Kosovës.

‘’Gjatë tre muajve të fundit të këtij viti nuk është larguar asnjë anesteziolog nga Kosova.  Njëherë për njëherë nuk presim lëvizje të anesteziologëve, anesteziologët të cilët janë larguar nga QKUK-ja të gjithë kanë shkuar në sektorin privat e asnjë nuk ka dalë nga  Kosova’’, shprehet Spahija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat