Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Aktuale

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Më: 18 prill 2024 Në ora: 11:57
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Rohde tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata nga nacionaliteti serb, nga autoritetet serbe i papranueshëm.

“Sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat në BE.

Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës që të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre”, tha Rohde

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat