Deputetët spanjoll të partive PSOE dhe PP do votojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale

Deputetët spanjoll të partive PSOE dhe PP do votojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Nga: Fatmir Beka Më: 13 prill 2024 Në ora: 20:30
Madrid

Përfaqësues të Partisë punëtore socialiste (PSOE) të kryeministrit Pedro Sançez dhe ata të Partisë Popullore (PP), do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në KE në mbledhjen plenare të martën kanë theksuar burime të agjencisë “Europapres” transmetojnë “Politika” dhe “Bota Sot” .

Në njoftim thuhet se 5 deputetë socialist dhe  3 popullor kanë paralajmëruar votimin kundër anëtarësimit të Kosovës në KE, pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur as Spanja.

"Do votojmë kundër sepse kemi akoma kriteret e njëjta” kanë thënë burime të PSOE, që konsiderojnë se nuk është koha për hyrjen e Kosovës në JE sepse mund të ketë konfrontime, kur dihet se ndër 46 vendet anëtare ka edhe vende që nuk e kanë pranuar Kosovën si është Spanja.

Edhe deputetë popullor për agjencinë spanjolle kanë deklaruar se nuk kanë ndryshuar qëndrimin për mospranimin e Kosovës, që nga koha e qeveris së Raho ish lider i partisë popullore.

Ata kanë theksuar se do votojnë kundër pasi pranimi do ishte presedan jo i mirë.

Si dihet në mars Komiteti politik i Kuvendit Parlamentar të KE-së i ka dhënë dritën e gjelbër Kosovës për pranim si anëtar i plotfuqishëm në këët organizatë ndërkombëtare.

Rreth pranimit të Kosovës do votohet javën që vjen , ndërsa vendimi përfundimtar për pranim merret nga Komiteti i ministrave në mbledhjen që do mbahet në Strasbur më 16 dhe 17 maj,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat