Nis ‘Java ndërkombëtare e kadetëve’ në Kazermën “Adem Jashari”

Aktuale

Nis ‘Java ndërkombëtare e kadetëve’ në Kazermën “Adem Jashari”

Më: 12 prill 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Duke filluar nga sot (e premte), në Kazermën “Adem Jashari” do të mbahet “Java Ndërkombëtare e Kadetëve’, ku pjesëmarrës do të jenë edhe kadetë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kanada.

Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë në pjesëmarrje me sistemin e edukimit ushtarak që Forcat e Sigurisë të Kosovës
(FSK) tash dhe disa vite e ka ngritur.

Majorja, Mimoza Budeci, komandante e Qendrës për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes ka thënë se një mundësi si kjo për të ftuar shtete të ndryshme dhe të marrin eksperiencë dhe njohuri nga FSK-ja është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet të merret shembull edhe nga shtetet e tjera.

Budeci: Eksperienca nga FSK për shtetet tjera është një arritje e madhe

“Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë pjesëmarrës në këtë ngjarje me sistemin e edukimit ushtarak që FSK tash dhe disa vite e ka ngritur... Është shumë e rëndësishme, për arsye se po e bënë njëfarë njohje të sistemit dhe zhvillimit të sistemit ushtarak të edukimit që FSK ka ngritur me vite. Mundësia jonë që të ftojmë shtete si SHBA, Turqia, Kanada, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut, dhe të jenë sot prezent këtu, dhe prej neve të marrin eksperiencë dhe njohuri është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet te merret shembull edhe nga shtet e tjera”, ka thënë ajo.

Kadeti nga Forcat Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aaron Whitlock, ka treguar se ai është këtu për të zgjeruar aftësitë e tij dhe të mësojnë nga njëri tjetri.

Whitlock: Të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë secilën prej aftësive tona

“Deri më tani, ata kanë qenë shumë mikpritës dhe ne jemi mirënjohës që jemi këtu dhe për të dëgjuar dhe mësuar nga një forcë shumë më e vogël...Për të përhapur njohuritë e mia, për bashkëpunimin e përbashkët me vende të tjera dhe... 08:12 aftësi të ndryshme, pra të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë secilën prej aftësive tona dhe se si mund të integrohemi dhe mbrojmë në mënyrë efektive”, ka treguar Whitlock.

Ndërsa, kadeti i vitit të katërt, Atdhe Ahmeti ka shtuar se kjo është një mundësi e mirë, siç tha ai për të njohur dhe ditur se çfarë bëjnë kadetët tjerë në akademitë e tyre.

Ahmeti: Kjo është një mundësi e mirë për shkëmbim të njohurive

“Ne gjatë kësaj jave shkëmbejmë njohuri dhe përvoja tona që kemi marr gjatë këtyre katër viteve të studimeve me kadetë të ndryshëm nga akademi të ndryshme. Kjo është një mundësi e mirë si për shkëmbim të njohurive ashtu edhe për shoqërim, për të njohur dhe ditur se çfarë kadetë të tjerë bëjnë në akademitë e tyre jashtë vendit”, ka shtuar ai.

Po ashtu, kadetja nga Turqia, Habibe është shprehur se po ndihet sikur në shtëpinë e saj, sepse janë gjërat e ngjashme sikur në shkollën e Forcave Ushtarake të Turqisë.

Habibe: Ky program internacional është shumë i mirë dhe kemi qejf të vazhdojmë dhe në të ardhmen

“Është hera e parë që jam në Kosovë. Janë gjëra të ngjashme që dhe ne i bëjmë në shkollën tonë atje dhe po ndihem sikur në shtëpinë time. Ky program internacional për një javë shumë i mirë dhe kemi qejf të vazhdojmë dhe në të ardhmen”, shprehet ajo.

Përveç ligjëratave që do të mbajnë në klasë, ku do të marrin njohuri për sistemin e edukimit ushtarak, do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta si aktivitete të repetimit në Pomozotin dhe hiking dhe do të njoftohen me kulturën tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat