Minatorët në grevë për paga, menaxhmenti i “Trepçës” ofron këtë ofertë për ta

Aktuale

Minatorët në grevë për paga, menaxhmenti i “Trepçës” ofron këtë ofertë për ta

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

Disa prej këtyre minatorëve i kanë marrë vetëm 40 për qind të pagës së muajit mars. Ndërsa, minatorët, pjesëmarrës gjatë një takimi me kryeshefin e "Trepçës", Bashkim Kurti, kanë thënë për KosovaPress se është arrit marrëveshja për anulimin e grevës.

Minatori i Trepçës në Stantërg, Gani Osmani ka thënë se është arritur marrëveshja me drejtorin Kurti dhe minatorët kanë vazhduar punën.

“Është arritur marrëveshja me drejtorin Kurti dhe minatorët kanë vazhduar punën. Vetëm 40 për qind të pagës minatorët i kanë marrë natën e festës së Bajramit. Sipas marrëveshjes së arritur me drejtorin sot, 30 për qind e pagës së minatorëve do të realizohen këto dy ditë, ndërsa edhe 30 për qind të mbetur do të paguhen pas shitjes së koncentratit, që do të realizohet brenda një jave’, ka thënë për KosovaPress Osmani.

Kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Bashkim Kurti, ka vizituar sot përfaqësuesit e Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, të cilët bojkotuan punën sot për disa orë për shkak të pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat