Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Aktuale

Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, me disa pika të rendit të ditës që do të diskutohen.

Këto janë pikat:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

4. Të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat