Sallahu për bojkotimin e zgjedhjeve nga LS: Ne i kemi marrë të gjitha masat, jemi komod

Aktuale

Sallahu për bojkotimin e zgjedhjeve nga LS: Ne i kemi marrë të gjitha masat, jemi komod

Më: 8 prill 2024 Në ora: 23:38
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se Qeveria e Kosovë si ka marrë të gjitha masat administrative-ligjore për votimin për shkarkimin e kryetarëve veriorë, andaj shtoi se ndjehet komod megjithëse Lista Serbe e bojkotoi një proces të tillë.

Në Tëvë1, Sallahu tha se Lista Serbe ka vendosur që përmes shantazhit të mos mbaj zgjedhjet në veri.

“Qeveria e Kosovës ka marrë të gjitha masat administrative-ligjore për të mbajtur zgjedhjet. Lista Serbe ka vendosur që përmes shantazheve mos të mbahen zgjedhjet, kësisoj ne jemi jashtëzakonisht komod për shkak se kemi marrë të gjitha masat. Ato nëse nuk do të mbahen, kryetarët aktual do të ushtrojnë mandatin e tyre deri në përfundim të detyrës dhe kësisoj vazhdojmë shtrirjen r sovranitetit në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

I pyetur se si i vlerëson reagimet e aleatëve ndërkombëtar rreth këtij bojkotimit të Listës Serbe. Sallahu tha se janë të shqetësuar edhe ndërkombëtarët e edhe vet qeveria e Kosovës, por shtoi se këta të fundit janë të mësuar me reagime të tilla.

“Janë të shqetësuar, jemi edhe ne sepse ne të paktën e kemi ditë se një gë e tillë mund të ndodh për shkak edhe të veprimtarisë së Listës Serbe kundërligjore, ne kemi marrë të gjitha masat ligjore administrative për proces fer, por LS ka gjet momente të caktuar t’i bojkotoj këto zgjedhje dhe ne jemi aty për të qeverisur. Atëherë nuk është faji tek ne, ne jemi komod sepse kemi marrë masat administrative ligjore për proces fer. Do të vazhdojnë kryetarët aktual deri në përfundim të mandatit kushtetues”, tha Sallahhu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat