FSK me suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së

Aktuale

FSK me suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së

Më: 8 prill 2024 Në ora: 23:30
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) përmes një njoftimi ka treguar se pjesëtarët e saj Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë treguar performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.

Renditja e ushtarëve të FSK-së në këtë garë në kategorinë e ushtarëve OR3 dhe OR5 ishte e katërta përkatësisht e pesta.

“Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t’u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti, ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti”, thuhet në njoftim.

Kjo garë sipas FSK-së, sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat