Si po ngarkohen gjykatat me lëndë e po shkaktohet humbje milionëshe buxhetit të shtetit?

Aktuale

Si po ngarkohen gjykatat me lëndë e po shkaktohet humbje milionëshe buxhetit të shtetit?

Më: 6 prill 2024 Në ora: 08:50
Yll Zekaj

Me vendime dhe veprime të Ministrive, përveçse po ngarkohen palët me procedura gjyqësore e gjykatat me numër të madh të lendeve, po i shkaktohen humbje milionëshe buxhetit të shtetit. Kështu thonë njohës të proceseve gjyqësore.

Kështu, qindra padi janë dorëzuar në gjykatat vendore nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth kompensimit të pagave e nga invalidët dhe veteranët e UÇK-së për pensione. Avokatët theksojnë se dëmi do të jetë shumëfish më i madh.

Avokati Ardian Bajraktari, i cili trajton qindra raste të tilla, thotë për Eo se përkundër që një kategorie të caktuar u njihet e drejta për pension, Ministria e Financave po heziton ta zbatojë këtë vendim.

Thotë se një qasje e tillë e shton numrin e lëndëve në sistemin gjyqësor dhe e dëmton buxhetin e shtetit.

“Kjo kategori e personave përkatësisht qytetarëve të cilët ju referohet një numër i konsiderueshëm i tyre janë drejtuar Gjykatës, edhe po kërkojnë të drejtat e tyre, pavarësisht faktit që për një kategori të caktuar. Në këtë rast kategoritë që dalin nga lufta siç janë veteranët e invalidët, familjet e dëshmoreve, ka verdikte gjyqësore që ju njihet e drejta atyre në pension, megjithatë organet përkatëse, përkatësisht Ministria përgjegjëse për financa vazhdon të hezitojë në zbatimin e këtyre, duke i detyruar ata të i drejtohen Gjykatës. Natyrisht që një qasje e tillë vlerësoj që është jo në rregull, për faktin se përveç se e shton numrin e lëndëve në sistemin gjyqësorë natyrisht që është ngarkesë shtesë për buxhetin sepse në instancë të fundit gjitha shpenzimet përfshirë të drejtën e tyre por edhe shpenzimet gjyqësore si ato për hartimin e padive, pastaj pjesëmarrjen e seancave e gjitha këto, janë ngarkesa shtesë për buxhetin që në instancë të fundit nënkupton që miliona euro të buxhetit të shtetit të shkojnë dëm për neglizhencë”, thotë Bajraktari.

E krahas dëmit që i bëhet buxhetit, Bajraktari thotë se këto lëndë po bëhen ngarkesë për sistemin gjyqësor. Ai kërkon që MF-ja të reflektojë në mënyrë që të mos vazhdohet tutje me avazin e njëjtë.

“E rrisin në masë të konsiderueshme për faktin se po flasim për kategori, përveç kategori të ndjeshme është një numër i konsiderueshëm i qytetarëve e siç është rasti me kategori të dala nga lufta, pastaj pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që një numër i konsiderueshëm siç është tani edhe në opinioni publik një pjesë bukur e madhe të tyre kam pasur edhe unë kështu që këto lënde e stërngarkojnë sistemin prandaj e gjithë ajo çfarë bëhet  është që të reflektojnë institucionet, këtë rast Ministria e Financave edhe Ministria e Mbrojtjes dhe ta kuptojnë që këto lëndë për faktin se ka verdikte gjyqësore janë të humbura, prandaj reflektimi në drejtim të përmbushjes e këtyre kërkesave të jetë legjitimimi të kategorive të qytetarëve do ishte zgjidhja e duhur, në mënyrë që pastaj natyrisht që këto lëndë të mos bëhen barrë, ngarkesë shtesë për sistemin gjyqësore”, u shpreh Bajraktari.

Mendim të njëjtë ka edhe avokati tjetër, Yll Zekaj. Ai thotë se shumë qytetarë si përfitues të skemave të ndryshme po kërkojnë “të drejtën e mohuar nga shteti”. Përmend një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ka shumë kategori të qytetarëve apo përfitues të skemave të ndryshme të cilët u është njohur e drejta dhe kjo e drejt nuk është duke realizuar nga ana e shtetit, të gjitha këto kategori janë hy në këtë kategori që me kërkesat drejtuar institucioneve nuk po plotësohen kërkesat e tyre dhe e vetmja derë që mbetet është t’i drejtohen gjykatës me padi. Kemi edhe ne si zyre shumë lëndë, sidomos të pjesëtarëve të FSK-së dhe kategorive të tjera, të cilat shteti nuk i përmbush obligimet e veta dhe tani duhemi në emër të palëve të ju drejtohemi Gjykatave me qëllim të realizimit të këtyre të drejtave që është paraparë”, thotë Zekaj.

“Pjesëtarët  e FSK-së u janë shtuar disa edhe pagat po edhe shtesat e tjera të cilët që nga viti 2020 nuk janë realizuar dhe për këtë i kemi drejtuar Gjykatës  ku një numër i konsiderueshëm të këtyre pjesëtarëve me qëllim të realizimit të këtyre të drejtave dhe kjo do të jetë ngarkesë për shtetin, pikërisht për shkak se do të kërkohet përveç shtesave të planifikuara me rregullore dhe me akte tjera nënligjore do të kërkohen edhe kamatat ligjore, pastaj do të hynë edhe shpenzimet e procedurës që ndoshta do të dyfishohet shuma sa i takon  shtetit për të paguar për shkak te neglizhencës së tyre për të përmbushur obligimet e veta”, thotë tutje Zekaj.

Padi ndaj shtetit ka dorëzuar edhe avokati tjetër, Burim Halilaj, i cili thotë se në emër të disa pjesëtarëve të FSK-së ka kërkuar kompensim të pagës dhe për pensione të invalidëve të luftës së UÇK-së.

“Është e vërtetë sidomos pjesëtarët e FSK-së veç kanë filluar me bë kërkesë, padi pranë gjykatave tona për inkasimin e trajtës së regresit, rritjes në pagë që ka të bëjë për vitet e fundit që kemi pasur sidomos nga viti 2017-2022. Buxhetin e shtetit këto padi e dëmtojnë jashtëzakonisht tepër për shkak se edhe pjesa që pritet me u inkasu pjesëtarët e FSK-së është një pjesë e vogël nuk është pjesë aq e madhe ndërsa shpenzimet procedurale deri te inkasimi i asaj pjesës janë goxha të mëdha janë ato fillimisht kërkesë padi që është veç përpilimi i kërkesës padisë dikun rreth 105 euro ndërsa në rast se mbahet një seancë për shqyrtim gjyqësorë është minimalja 135 euro, pastaj zakonisht praktikohet praktikë i shohin edhe tek procedura të ekzekutimit të përmbaruesit edhe përpilimi i propozimit për ekzekutim është 135 euro që dikun afërisht kapen shumën rreth 400 euro, ndërsa e kemi edhe shpenzimet e përmbarimit që duhet ta tejkalon shumën 500 euro e ndoshta dallimi i regresit nuk e ka as shumën 500, tashti ajo duke llogaritur herë sa anëtarë të FSK-së i ka Kosova që dikun një kosto prej 500 euro që e shkakton për çdo anëtarë të FSK-së”, u shpreh Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat