Tërmeti i rëndë në Tajvan, Hoti ngushëllon familjet e viktimave

Aktuale

Tërmeti i rëndë në Tajvan, Hoti ngushëllon familjet e viktimave

Më: 3 prill 2024 Në ora: 10:31
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti i rëndë në Tajvan.

Ai tha se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.

“Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta.

Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore. ”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat