Haradinaj uron Pashkët: Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë

Aktuale

Haradinaj uron Pashkët: Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar disa familje të besimit të krishterë me rastin e pashkëve.

Haradinaj ka thënë se jemi të bekuar me vlerat unike të kombit tonë.

“Sipas traditës sonë të çmuar, bashkë me kolegë sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjet Kolaj në Zllakuqan dhe Lekaj në Novosellë. Po ashtu, në këtë ditë feste, qëndrova në familjen Musaj në Ratishë të Deçanit, me të cilën na lidhë historia e sakrificës dhe lavdisë.

Sikur Shkëlzeni e Pashku në kohërat e vështira, miqësia me këtë familje po trashëgohet nga brezi i ri në liri. Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë! Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, është shprehur Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat