Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme për të shkuar në zgjedhje

Aktuale

Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme për të shkuar në zgjedhje

Më: 29 mars 2024 Në ora: 13:37
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se situata nuk është e jashtëzakonshme që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Madje, Kusari-Lila ka pretenduar se opozita nuk e ka synim shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasi në të kundërtën, do ta kishin fokusin te dialogu.

“Opozita ka një synim tjetër, nëse synimi i tyre është shkuarja në zgjedhje, fokusi duhet të jetë në dialogun pse duhet të ketë tashmë urgjencë për shkuarje në zgjedhje, dhe cilat pika nga agjenda legjislative që duhet medoemos të kalohen në mënyrë që të shkohet në zgjedhje. Me vullnetin politik prej kryeministrit dhe gjithë grupit parlamentar, është pa problem, ballafaqohemi me proces zgjedhor. Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje, zgjedhjet e reja nuk janë domosdoshmëri për të zhbllokuar diçka të madhe”, ka deklaruar shefja e VV-së.

E sa i përket kësaj çështje, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje.

Madje, ai ka thënë se deri më tani s’ka pasur ndonjë takim mes partive politike, që të diskutohet se kur do të ishte koha e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat