Maqedonci: Në ditën e sulmit në Banjskë, FSK-ja ka qenë në gatishmëri në rast eskalimi

Aktuale

Maqedonci: Në ditën e sulmit në Banjskë, FSK-ja ka qenë në gatishmëri në rast eskalimi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:34
Ejup Maqedonci

Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e gatshme të reagojë nëse eprorët do të kërkonin një gjë të tillë nga ajo pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci ka deklaruar se FSK-ja asokohe pati bërë planet e veta të veprimit në rast se situata do të përshkallëzonte në një konflikt.

“Ne e kemi të shtrirë gjendjen e gatishmërisë në katër nivele në FSK, gjatë gjithë kohës 24/7 kemi në gatishmëri njësi që janë të gatshme për shumicën e llojeve të operacioneve që zhvillon FSK. Këto njësi janë të kontaktuara në vazhdimësi, por më 24 shtator të gjitha shtabet e FSK-së, përfshirë shtabin e përgjithshëm, kanë zhvilluar analizat e tyre dhe kanë ardhur në kurse të ndryshme të veprimit në rast të eskalimit, apo rast tentimi për invazion në territorin tonë”, ka theksuar ai.

Ministri ka theksuar se më 24 shtator të gjithë ushtarët janë informuar që të jenë të gatshëm për ndonjë operacion të mundshëm.

“E kemi pasur vetëm nivelin e parë që është niveli fillestar i gjendjes së gatishmërisë, por sigurisht të gjithë pjesëtarët e FSK-së kanë qenë të informuar në mënyrë që të jenë të gatshëm nëse do të kërkohej nga ne që të ishin pjesë e ndonjë operacioni të mundshëm”, ka thënë Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat