E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë

Aktuale

E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:01
Egzon Haziri

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.

Media njofton se viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.

Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Media do të ju mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat