“Tuten prej zgjedhjeve” / Rexhaj ‘thumbon’ opozitën

Aktuale

“Tuten prej zgjedhjeve” / Rexhaj ‘thumbon’ opozitën

Më: 26 mars 2024 Në ora: 21:31
Arbër Rexhaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka treguar se si gjendet VV-ja para zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka akuzuar opozitën duke i thënë se ata frikësohen nga zgjedhjet, raporton Gazeta10.

“Ne nuk kemi një Opozitë që i ndajnë mendimet e njëjta sa i përket rrezimit të Qeverisë Kurti.

Kjo ndodh përshkak se ata tuten prej zgjedhjeve dhe nuk shkojmë në zgjedhje përfundon kjo çështje, këta Albin Kurtin por edhe si lider të Lëvizjes Vetëvendosje e shohin ta themi edhe në ëndrra në kuptimin pezhorativ të fjalës sepse mendojnë që posa ai flet e ka një trikë apo një kurth, e kam dëgjuar kohëve të fundit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat