Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin

Aktuale

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:35
Burim Ramadani

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së ka deklaruar se tash e dy dekada Rusia ka synim ta ndryshojë të vërtetën e Kosovës.

Ramadani thotë se Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin.

Propaganda ruse tashmë për më shumë se dy dekada ka pasur dhe ka për synim të përçudnojë të vërtetën e Kosovës. Përmes sponsorizimit të Raportit të Dick Martyt, Rusia ka kaluar në faza të ndryshme e të dëmshme për Kosovën. Është e qartë se Rusia e përdorë propagandën kundër Kosovës për ta goditur SHBA-në dhe Perëndimin në përgjithësi”, theksoi Ramadani.

Arritjet e Kosovës do të rrëzojnë propagandën dhe dezinformimin rus, thotë Ramadani.

“Vetëm konsolidimi i demokracisë, vlerave euro-atlantike dhe arritjet e Kosovës në integrime ndërkombëtare do të rrëzojnë përgjithmonë propagandën dhe dezinformimin rus në raport me Kosovën. Lufta Hibride ruse është e ashpër dhe tejet aktive”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat