​Vitia: 15 milionë euro shtesë për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike

Aktuale

​Vitia: 15 milionë euro shtesë për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:50
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se me Udhëzimin e ri Administrativ për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore publike janë ndarë 15 milionë euro shtesë. Ai tha se më këtë ndryshim të Udhëzimit Administrativ do të ofrohet mbështetje financiare për të gjithë pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se me Udhëzimin e ri Administrativ për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore publike janë ndarë 15 milionë euro shtesë. Ai tha se më këtë ndryshim të Udhëzimit Administrativ do të ofrohet mbështetje financiare për të gjithë pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Vitia ka përmendur edhe mbulimin financiar për rastet me sëmundjet malinje. Sipas Udhëzimit Administrativ personat me sëmundjen malinje, mbi 18 vjeç financohen 70% të çmimit referentë.

Vitia: Personat mbi 18 vjeç me sëmundjen malinje financohen 70% të çmimit referentë

“Udhëzimi i ri Administrativ i ka mundësuar bordit për trajtim jashtë vendit shqyrtimin e një numri të madh të lëndëve ku vetëm gjatë muajit dhjetor 2023 janë shqyrtuar mbi 800 lëndë kërkesë për përkrahje financiare nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, e të cilat janë në proceduar për pagesë nga ana e fondit pas shtimit të buxhetit në programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë vendim janë ndarë 15 milionë euro shtesë për zvogëlimin e borxheve dhe obligimeve kontingjente që fondi kishte ndaj institucioneve shëndetësore brenda e jashtë vendit, fondi për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore ka shpenzuar edhe buxhetin prej 15 milionë ku gjithsej janë shpenzuar 22 milionë 75 mijë e 171 euro. 12:23Është rritur mbulimi financiar për rastet me sëmundjet malinje për personat mbi moshën 18 vjet. Me Udhëzimin Administrativ paraprak për këtë kategori ishte 30 mijë euro, ndërsa me Udhëzimin aktual është 70% e vlerës së çmimit referentë”, tha Vitia.

Po ashtu, Vitia theksoi se përkundër përkrahjes financiare për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike, ministria do të vazhdojë të sigurojë shërbime të vazhdueshme në institucionet publike shëndetësore në mënyrë që lista e trajtimeve jashtë institucioneve në vend të zvogëlohet.

Vitia: Do të sigurojmë shërbime të vazhdueshme në institucionet shëndetësore që të reduktojmë ato jashtë institucioneve

"Në të kaluarën ka munguar një listë e cila ka përmbajtur çmime për secilin shërbim dhe ka pasur shpesh jo barazi në aprovimin e shumave, e cila është e gjetur edhe në raportin e ZKA. Me Udhëzimin Administrativ të ri kjo e gjetur është eliminuar dhe tashmë secili pacient për diagnozën dhe procedurën e njëjtë përfiton përkrahje financiare të njëjtë. Ky ndryshim ofron barazi, tek pacientët në ofrimin e përkrahjes financiare nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike. 08:26 Tani me këtë listë kemi marrë masa që shërbimet që kryhen në sektorin publik të jenë vazhdimisht në dispozicion duke siguruar në vazhdimësinë e tyre dhe duke investuar aty ku ka nevojë që një pjesë e këtyre shërbimeve të shtohet në mënyrë që kjo listë e trajtimit jashtë institucioneve shëndetësore publike të reduktohet. Është qartësuar lista e shërbimeve, procedurave të cilat mbulohen nga buxheti i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, që në Udhëzimin Administrativ nuk ishte një listë e qartë e shërbimeve apo procedurave", deklaroi Vitia.

Ndërkaq, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Bujar Kaçuri, tha se vlera e kërkesave të pacientëve për trajtim jashtë vendit është rreth 1 milionë euro.

Ai tha se të gjithë pacientët të cilët do të financohen për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në vend, së pari do të sjellin faturat dhe raportin mjekësor e pastaj të fillojë trajtimi.

Ai tha se me metodën e re të Udhëzimit Administrativ nuk do të ndodhin parregullsi, siç kanë hasur në Udhëzimin paraprak.

Kaçuri: Vlera totale e kërkesave për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publikë është rreth 1 milionë euro

“Të gjitha lëndët që i kanë plotësuar kriteret e përcaktuar në Udhëzimin e ri Administrativ, vlera e përgjithshme është mbi 22 milionë. Vlera e kërkesave mujore është rreth 1 milionë euro për trajtim jashtë vendit. Me Udhëzimin e ri Administrativ kjo metodë është ndërprerë dhe është përcaktuar që kërkesat të rregullta, siç i përcakton komisioni së pari bëhet aprovimi i kërkesës nga ana e bordit për trajtim jashtë vendit. Merret një vendim dhe kërkesë për fillimin e trajtimit dhe ndërkohë pala pasi të merr shërbimin është e obliguar që të sjellë faturën dhe raportin mjekësor për shërbimet e marra. Nëse nuk e sjell nuk mund të aprovohet kërkesa dhe nuk realizohet shpenzimi i parasë pa e sjellë pala faturën dhe raportin mjekësor”, tha Kaçuri.

Në fund, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se 2 milionë euro janë duke u investuar edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë. Ai përmendi edhe investimet në Klinikën Gjinekologjisë në të cilën do të shtohen tre investime të reja, Amniocenteza, procedura e Fertilizimit dhe Mjekësia fetale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat