“Keni 28 minuta të lini Kosovën”, Berisha: Urdhri i gjeneralit gjerman për Serbinë

Aktuale

“Keni 28 minuta të lini Kosovën”, Berisha: Urdhri i gjeneralit gjerman për Serbinë

Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:13
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha

24 marsi i një dite më parë shënoi 25-vjetorin e nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s kundër objekteve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha tregoi në një intervistë për Euronews Albania kujtime nga dita që shënoi edhe kthesën për fatin e popullit të Kosovës.

Ai u shpreh se ndërhyrja e shpejtë e NATO në Beograd erdhi pas kërcënimeve të Millosheviçit se do t’i shfaroste të gjithë shqiptarët.

Ai risolli deklaratën e asaj kohe të komandantit të regjionit gjerman të NATO për Prizrenin, të cilit i thotë se të kanë mbetur 28 minuta për t’u larguar nga Kosova.

“Doktrinat e NATO nuk kanë qenë për sulm, por qëllimi ka qenë ta detyrojë të dorëzohet duke ndërprerë rrugët, urat, bazat e komandimit, dhe ashtu ndodhi dhe u tërhoqën nga Kosova. Kjo e ka bindur edhe botën demokratike se s’mund të jenë bashkë serbët dhe shqiptarët, është edhe e drejta historike. Është një video që qarkullon që tregon komandantin e regjionit gjerman të NATO për Prizrenin tek i jepte ultimatum një koloneli serb, bisedës së tij i shpenzoi 2 minuta dhe i thotë, të kanë mbetur edhe 28. Kjo ishte madhështia e aleatit tonë NATO që bëri të mundur çlirimin e Kosovës”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat