Vlora Çitaku i reagon kryeministrit Kurti

Aktuale

Vlora Çitaku i reagon kryeministrit Kurti

Më: 21 mars 2024 Në ora: 23:27
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka reaguar rreth deklaratave të kryeministri Kurti, duke thënë se ai sërish e paska goditur Gjykatën Kushtetuese.

Çitaku ka thënë se në zgjedhje, dalin politikanët e jo gjyqtarët

“Bile qenka munduar me u tallë pak. Dilni në zgjedhje u paska thënë. Kryeministër, pak bazike kjo që po ta them, por me sa po e shoh, megjithatë e nevojshme; pushteti i politikanëve buron nga zgjedhjet, e pushteti i Gjykatës Kushtetuese nga Kushtetuta.

A po kupton. Në zgjedhje dalim ne. Jo gjyqtarët. Legjitimiteti i tyre buron nga Kushtetuta. I yni nga vota. Shumë e thjeshtë është kjo punë”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat