Ish-zv/guvernatori i BQK-së: Qeveria e shkel Kushtetutën nëse përzihet në rregulloren e BQK-së

Aktuale

Ish-zv/guvernatori i BQK-së: Qeveria e shkel Kushtetutën nëse përzihet në rregulloren e BQK-së

Më: 20 mars 2024 Në ora: 17:52
Ilustrim

Ish- zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi është shprehur kundër që Qeveria të del me propozime për zgjidhjen e çështjes së dinarit.

Ai thotë se këto punë nuk i takojnë Qeverisë dhe nëse e bënë këtë i bie se po e shkel Kushtetutën .

Sipas tij, Qeveria nuk ka të drejtë të përzihet në rregulloren e BQK-së.

“Duhet të bëhen përgatitje dhe këtu është gabimi, është dashur që palët të kryejnë përgatitjet për këtë rregullore dhe pastaj të nxirret rregullorja, është dashur të kryhet e gjitha, ngritja e infrastrukturës në veri, të ngritën krejt institucionet që janë të nevojshme për implementimin e saj dhe pastaj të nxirret kjo rregullore”, u shpreh ai.

Ai thotë se BQK është i vetmi organ që mundet me dhënë propozime.

Sipas tij, Qeveria po e shkel me këmbë Kushtetutën.

“Unë mendoj që i vetmi organ është BQK, është bordi i saj i cili mundet me dhënë propozime dhe mundet me dhënë sugjerime se çka të ndodh me këtë rregullore. Qeveria absolut nuk ka të drejtë. BE mundet me kërku gjithçka, por nuk ka ingerencë Qeveria, në qoftëse përzihet Qeveria në rregullore, Qeveria e shkel me dy këmbët Kushtetutën dhe i shuan organet e pavarura të Kosovës, nuk ka nevojë që Qeveria me u përzi, s’ka pasë nevojë hiq, por Qeveria u përzi dhe tani e ka nxjerr këtë problem, e ka kthy prej legales, në politike”, ka thënë ai.

Rregullorja Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka nxitur reagime të shumta.

Ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re, por një gjë e tillë nuk u pranua nga institucionet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat