Ish-zv/ministri i Financave: Rregullorja e BQK-së duhet të implementohet

Aktuale

Ish-zv/ministri i Financave: Rregullorja e BQK-së duhet të implementohet

Më: 20 mars 2024 Në ora: 17:29
BQK

Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë të propozojë asgjë në lidhje me çështjen e dinarit.

Gashi që njëherësh ishte edhe ish-zv/guvernator i BQK-së thotë se duhet të implementohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Nuk e di Qeveria se çka dëshiron me propozu, Qeveria nuk ka as të drejtë me propozu, Qeveria nuk ka organ e cila i rregullon rregulloret e BQK-së, kështu që unë nuk e di se çfarë obligimi ka marr Qeveria për me propozu se qysh po thonë.

Kurrfarë propozimi nuk duhet, duhet me implementu rregulloren mbi operacionet për paratë e gatshme në Kosovë e cila është nxjerr nga Banka Qendrore, e cila duhet të implementohet ashtu siç shkruan në rregullore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat