Lushtaku për Raketën: Një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Thaçi

Aktuale

Lushtaku për Raketën: Një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Thaçi

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:07
Sami Lushtaku

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, ish truprojë e ish presidentit Thaçi dhe ish pjesëtar i UÇK’së.

Ai ka thënë se është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e tij dhe ka shtuar e Raketa ishte një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK’së, bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Thaçi dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.

Lushtaku ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, mikut e bashkëqytetarit tonë, Xhavit Ferizi – Raketa. Raketa ishte prej luftëtarëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i hershëm i Presidentit Hashim Thaçi, njeri me virtyte të larta njerëzore për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë.

Ngushëllime familjes Ferizi, miqve dhe dashamirëve! Lavdi jetës dhe veprës së tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat