Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun të vdekur, Kurti e dështoi Kosovën me mos arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke

Aktuale

Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun të vdekur, Kurti e dështoi Kosovën me mos arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:16
Edita Tahiri

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim, thuhet se do të flitet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet pagesave.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në agjendën e takimit që pritet të mbahet sot është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që ai e ka quajtur çështje urgjente.

Tahiri: Dinari nuk duhet të jetë temë e takimit të sotëm në Bruksel, është problem i brendshëm i Kosovës

Në lidhje me takimin që pritet të mbahet sot në Bruksel ka folur ish-kryenegociatorja dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Sipas Tahirit, çështja e dinarit nuk duhet të jetë temë e dialogut.

Ajo tha se kjo çështje është problem i brendshëm i Kosovës.

“Nuk do të duhej te jetë temë e dialogut çështja e dinarit sepse është çështje e brendshme e Kosovës, është një problem i brendshëm, sepse Kosova e ka të përcaktuar me Kushtetutë se shteti ynë ka vetëm një valutë dhe ajo është euro”, tha Tahiri.

Tahiri thotë se Qeveria shkeli kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës me pranimin që të shkoj në dialog me Serbinë për dinarin.

Dialogimi ka mund të bëhet me qytetarët serb të Kosovës, tha Tahiri.

 “Me faktin se Qeveria e Kosovës pranoi te shkoj në dialog me Serbinë për dinarin, Qeveria bëri shkeljen e Kushtetutës dhe sovranitetin e Kosovës sepse me shtetin tjetër, aq ma tepër shtetin armik që ende nuk e ka njohur Kosovën po diskuton një temë te brendshme. Qeveria ka mund të dialogoi me qytetarët serb të Kosovës, të pjesës veriore të vendit tonë, sepse janë ata që përdorin dinarin”, theksoi Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi ka përmendur një çështje kur qeveritë e kaluara kanë refuzuar temat e brendshme të diskutohen në dialog me Serbinë.

Njëjtë është dashur të veprojë dhe Qeveria aktuale, sipas Tahirit.

“Unë si Kryenegociatore dhe qeveritë e kaluara kam refuzuar kategorikisht që temat e brendshme të diskutohen ne dialogun e Brukselit me Serbinë. Kur Serbia ndërtoi një mur ilegal ne veri, ne nuk pranuam ta diskutojmë në Bruksel, dhe ia arritëm, u rrënua muri ilegal, ndërsa qeveria dialogoi me serbet e veriut.

Ishte ish-kryeministri Mustafa i cili zhvilloi këtë dialog në zyrën e tij me serbët lokalë me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane dhe si rezultat u arrit marrëveshja. Të njëjtën ka mundur te bëj kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat