Kajtazi thotë se Zharku është kriminel, tregon si iu shmang dënimit me burg

Aktuale

Kajtazi thotë se Zharku është kriminel, tregon si iu shmang dënimit me burg

Më: 19 mars 2024 Në ora: 06:17
Vehbi Kajtazi

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka sanksionuar ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

Këtë e ka komentuar gazetari Vehbi Kajtazi në emisionin “Majtas jo Djathtas” të T7.

“Zharku është krimine”, tha fillimisht Kajtazi, teksa më pas nisi të tregonte ku e bazon mendimin e tij për ish-kryetarin e Kaçanikut.

Ai përmendi rastin e një prone, fermë delesh që Zharku ishte dënuar për shkak se kishte bërë presion te blerësi i asaj prone.

Pasi ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë, Kajtazi thotë se Zharku kishte shkuar në Suedi që si shtetas i atij shteti përfitonte nga parimi kushtetues suedez që nuk ekstradon shtetasit e tij.

“Ai është kriminel, veprimet e sjelljet i ka të tilla. Zharku ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një rast të detyrimit. Dikush në një fshat kah Ferizaj, pati ble në privatizim një fermë të deleve, kështu është quajtur ferma. Zharku me disa të tjerë shkojnë e kërcënojnë dhe e detyrojnë me u tërheq nga tenderi. Ky hynë I dyti me marrë,me u bo pronar I asaj prone. Ky zotëriu ka shku në gjykim, deri në fund dhe Zharku është dënuar, është vërtetuar që ka kryer vepër penale. Finalja e gjithë kësaj është që është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë. Gjatë kohës së ankimimit të vuajtjes së dënimit, Zharku ka ikur, atje ka shtetësi suedeze dhe Suedia me Kushtetutën e vet shtetasit e vet nuk I ekstradon në vendet e tjera. Suedia ka kërku që lënda me u transferu atje, por aso kohe PDK-ja ka qenë në pushtet dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kështu për 6 vjet është parashtru vuajte e dënimit dhe menjëherë është kthyer në Kosovë”, ka thënë Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat