Abelard Tahiri i mëshon vijë të kuqe: Koalicion me Vetëvendosjen PDK-ja nuk bënë

Aktuale

Abelard Tahiri i mëshon vijë të kuqe: Koalicion me Vetëvendosjen PDK-ja nuk bënë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 23:24
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ky subjekt politik nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ka folur për procesin pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ai ka thënë se LVV-ja ka politika të gabuara dhe duke qeverisur me ta Kosova nuk nxirret nga sanksionet.

“Nuk mundesh me nxjerr Kosovën prej sanksioneve me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kanë politika të gabuara dhe kanë një orientim të gabuar”.

“Qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje për me zhvillu Kosovën nuk ka dhe nuk mund të ketë”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai thotë se ekziston një frymë që asnjë parti opozitare parlamentare nuk bënë koalicion me VV-në.

“Ajo që e shoh frymën brenda kësaj opozite që është shumë e rëndësishme, është se asnjë parti opozitare parlamentare në vendin tonë, që janë tri opozitare nuk kanë vullnet që në qeverisjen e ardhshme të jenë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat