Gashi: Mbi 300 kontrata njëburimore në katër ministri e një kompani publike

Aktuale

Gashi: Mbi 300 kontrata njëburimore në katër ministri e një kompani publike

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:55
Kenan Gashi

Kenan Gashi nga AVONET sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhjem e kontratat njëburimore.

Ai është shprehur se mbi 300 kontrata njëburimore janë bërë vetëm në katër ministri dhe në një kompani publike.

“Ne kemi monitoruar katër ministri e një kompani publike, që dalin mbi 300 kontrata njëburimore dhe kjo për neve është shumë shqetësuese”.

"Është jashtëzakonisht për t’u shqetësuar në një aspekt në nivel më të lartë dhe besoj se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht për t’i hetuar dhe për të parë pse i kanë nënshkruar këto kontrata”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat