Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti zbatimin e planit franko-gjerman

Aktuale

Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti zbatimin e planit franko-gjerman

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:47
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti zbatimin e planit franko -gjerman si dhe ka pasur kritika për mënyrën e qasjes ndaj aleatëve, me theks të veçantë SHBA-së.

“Mënyra se si po i trajton aleatët, obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kemi një presion të vazhdueshëm për tema të tjera. E rrugës do të ishte që pas kësaj që ka ndodhur dje, që Kurti të kthehet në planin franko-gjerman për shkak se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës Kosovës po ju kërkohet një paketë masash”, ka deklaruar ai në hollin e Kuvendit të Kosovës.

 Ai ka akuzuar Qeverinë se “po i harxhon kartat në duar” në mënyrë që ta mbrojë “popullizmin e vet”.

“Nuk mund ta ruash emrin kur s’e ruan vendin. Këto që po ndodhin Kosovës janë ndëshkim ndaj tij. Por për fat të keq pasojat do t’i pagujmë të gjithë. Edhe dje e kam përsëritur që dalja nga kjo gjendje dhe ngritje e marrëdhënieve në nivel mes Kosovës e SHBA-së është dialogu strategjik dhe një marrëveshje e sigurisë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat