Abdixhiku për vendimin e Kurtit për Manastirin: Ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtrim

Aktuale

Abdixhiku për vendimin e Kurtit për Manastirin: Ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtrim

Më: 13 mars 2024 Në ora: 18:23
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. Ai ka thënë se populli i Kosovës është mashtruar nga Kurti dhe kauzat e tij të rrejshme.

Abdixhiku tha se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe nuk mund të kontestohen.

Ai shtoi se ky “mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar”, që sipas tij e ka mbajtur peng fatin tonë euroatlantik.

“Vendimet dhe opinionet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndërtimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i thonë mashtrim!

Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtësisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.

Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim! Herët apo vone, qytetaret do ta kuptojnë se janë mashtruar ne çdo qëndrim! Le te përpiqemi sa me herët para se te behet vone”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat