Kryesuesi i ZRrE-së: Ende s’e kemi pranuar vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Kryesuesi i ZRrE-së: Ende s’e kemi pranuar vendimin e Kushtetueses

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:44
Ymer Fejzullahu

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, tha për klani se ende nuk e kanë pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të së cilës qytetarët duhet të kompensohen për energjinë elektrike të faturuar për katë komunat veriore.

“Ende nuk e kemi pranuar vendimin.

Unë jam jashtë Kosovës, nesër kthehem. Jemi në pritje të vendimin dhe posa ta pranojmë vendimin do të marrim qëndrim rreth kësaj”, tha Fejzullahu.

Me anë të vendimit të sotëm, Kushtetuesja, obligon ZRrE-në për kthimin e mbi 40 milionë eurove të qytetarëve që janë faturuar për rrymën në katër komunat veriore, bazuar në një vendim të narrë nga Zyra e Rregullatorit në vitin 2012-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat