​Muaji i Ramazanit, Osmani: Forca e njeriut qëndron në durimin e veprat humane

Aktuale

​Muaji i Ramazanit, Osmani: Forca e njeriut qëndron në durimin e veprat humane

Më: 10 mars 2024 Në ora: 20:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.

“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”.

“Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndër-njerëzor që e karakterizon popullin tonë.

Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat