“Nuk ishte ndalur mbi hekurudhë”, policia jep detaje për aksidentin tragjik në Klinë ku vdiqën dy persona

Aktuale

“Nuk ishte ndalur mbi hekurudhë”, policia jep detaje për aksidentin tragjik në Klinë ku vdiqën dy persona

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e shtunë në Klinë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje mbi rastin, ku siç thuhet në njoftim, drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar mbi hekurudhë, dhe është goditur nga treni.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni”, thuhet në njoftim.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion.

Ndryshe, aksidente të shumta janë raportuar se kanë ndodhur në vazhdimësi në Klinë, në pjesën ku kalon treni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat