Kurti uron anëtarësimin e Suedisë në NATO: Presim me padurim ushtarët suedezë në kuadër të KFOR-it

Aktuale

Kurti uron anëtarësimin e Suedisë në NATO: Presim me padurim ushtarët suedezë në kuadër të KFOR-it

Më: 7 mars 2024 Në ora: 22:39
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar anëtarësimin e Suedisë në NATO-s, e cila u bë anëtarja e 32-të e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Kurti, ka thënë se “një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe, pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia”..

“Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Republikën e Kosovës për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka festuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, në ambasadën e këtij vendi në Kosovë duke ngre një dolli me ambasadorin suedez.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim të enjten në Shtetet e Bashkuara.

Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “frymëzuesit” e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat