Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

Aktuale

Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

Më: 7 mars 2024 Në ora: 20:14
Vjosa Osmani, me ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe aleatë të tjerë po festojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Suedia u bë sot zyrtarisht anëtare e NATO-s. Këtë ditë, presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur historike, teksa ka publikuar pamje duke ngre dolli me ambasadorët e Suedisë, Finlandës e Holandës.

“Ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia iua bashkua NATO-s zyrtarisht”, shkruan Osmani krahas fotos së publikuar.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane”, shprehet Osmani.

Anëtarësimi i Suedisë vjen pasi vitin e kaluar, Aleancës, ia bashkua Finlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat