“Oh kuku baba bre…”/ Publikohen pamjet nga vendi ku dyshohet se ra aksidentalisht i moshuari që humbi jetën në lumin Morava

Aktuale

“Oh kuku baba bre…”/ Publikohen pamjet nga vendi ku dyshohet se ra aksidentalisht i moshuari që humbi jetën në lumin Morava

Më: 5 mars 2024 Në ora: 23:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të pikës së kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku një person dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është një 69-vjeçar nga komuna e Ferizajt.

Sipas Hashanit, i ndjeri ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë, por në afërsi të parkingut kishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

 “Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit  dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha ai.

Hashani njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 “Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë.  Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës- hetimet rajonale në Gjilan”, përfundoi ai.

Ndërkohë aktivistët e peshkimit kanë publikuar pamjet nga vendi ku dyshohet se ndodhi ngjarja tragjike.

“Një njeri i vdekur kalon per rreth neve gjat peshkimit ne formë thesi i zi duke mos levizur dhe duke mos e ditur se qfarë eshte, por pasi degjoj një zë o kuku baba breh, atëher fillojmë ta nderpresim peshkimin dhe fillojme te vrapojmë bashke me policin e Kosovës pas tij, dhe hyjmë deri teritor #SERRBISË ku qellon ne atë pjesë një shqiptar dhe hyn ne ujë e nxjerr trupin e tijë për te cilin na thane se ishte i pa jetë 05/03/2024 Lumi Morava”, thuhet në postimin e aktivistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat