​Haradinaj në Prekaz: Epopeja e UÇK-së frymëzim për të ardhmen tonë si shtet

Aktuale

​Haradinaj në Prekaz: Epopeja e UÇK-së frymëzim për të ardhmen tonë si shtet

Më: 5 mars 2024 Në ora: 13:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Kreu i AAK-së ka thënë se akti heroik i familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.

"Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë.

Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë", ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat