Cumming: Britania e vlerëson bashkëpunimin e ndërsjellë me Kosovën

Aktuale

Cumming: Britania e vlerëson bashkëpunimin e ndërsjellë me Kosovën

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:29
Foto nga takimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transferev, Hekuran Murati, priti në takim Fergus Cumming, zëvendës shefi për Ekonomi në Zyrën për Zhvillim dhe Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO).

Bëhet e ditur se ministri Murati e njoftoi Cumming për disa nga prioritetet e qeverisë, siç janë rritja e punësimit dhe krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Rritja ekonomike si dhe thjeshtimi i procedurave tatimore në vitet e fundit u konsideruan si tregues për përshtatshmërinë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

“Fokus i takimit ishte gjithashtu thellimi i ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve ku u përmendën disa sektorë potencialë për investime përfshirë: minierat, kapacitetet e reja energjetike, teknologjinë e informacionit si dhe industrinë e përpunimit të drurit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MFPT-së.

Gjithashtu, bëhet e ditur se zëvendës shefi Cumming e vlerësoi potencialin e Kosovës për bashkëpunim të ndërsjellë, duke theksuar nevojën për rritje të tregtisë dypalëshe. Ndër të tjera, Cumming premtoi vazhdim të mbështetjes së Republikës së Kosovës drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës ekonomik.

Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të cilat janë në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe për rritje të vëllimit tregtar në mes të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat